Get Appointment

Prodhimi

PRODHIMI

Cilësi në çdo fazë

Fonderia E&E prodhon dhe tregton pjesë nga hekur i derdhur (gizë) dhe çelik për industrinë e rëndë, sektorin e përpunimit të metaleve dhe inxhinierinë mekanike në përgjithësi.

Format dhe bërthamat realizohen me sistem kallëpimi në rërë–rezinë, ndërsa procesi i derdhjes zhvillohet përmes metodave të kontrolluara teknologjikisht, duke garantuar saktësi dimensionale dhe strukturë metalurgjike të qëndrueshme.

Duke përdorur pajisje bashkëkohore dhe procese të monitoruara me sisteme kontrolli, të menaxhuara nga staf i specializuar dhe i trajnuar vazhdimisht, Fonderia E&E është në gjendje të prodhojë një gamë të gjerë produktesh në:
- Gizë gri (lamelare)
- Gizë nodulare (sferoidale)
- Çelik të derdhur

Na Kontaktoni

Zgjidhje për çdo kërkesë teknike

Fonderia E&E ofron përpunim mekanik të pjesëve të derdhura, duke garantuar përfundim dimensional sipas tolerancave teknike dhe kërkesave të projektit. Çdo proces realizohet me pajisje industriale dhe kontroll teknik në çdo fazë.

Proceset realizohen me:
- Tornime vertikale (CNC dhe manuale),
- Makina shpimi dhe frezimi,
- Prerje industriale me sharrë,
- Pastrim me rërë (shot blasting),
- Nivelim mekanik CNC

Proceset industriale